Abstrakt
Rreth etikës janë krijuar shkenca të ndryshme ku secila prej tyre e trajton një aspekt specifik të disiplinës së etikës; si shkenca e etikës, etika deskriptive, etika filozofike etj. Etike filozofike merret me studimin e bazave konceptuale dhe afirmative të shkencës së etikës dhe temat që trajtohen në të mund t’i kategorizojmë në mënyrën vijuese:
1. Bazat konceptuale siç domethënia imperativat dhe ndalimet të së mirës dhe të keqes, përgjegjësisë, vlerës dhe detyrimit
2. Bazat afirmative, siç natyra e pikëpamjeve etike, kriteret e pikëpamjeve etike, universialiteti i propozimeve etike, marrëdhënia e urdhëresave dhe ndalesave etike
3. Sistemi i etikës islame dhe themelet e saj.
Domosdoshmëritë e etikës filozofike islame konsistojnë në: paraqitja e një sistemi etik me të gjitha detajet, deduktimi i një filozofie etike nga ajetet dhe transmetimet, prezantimi i rezultatit afat gjata dhe afat shkurtra të sistemit etik të islamit.
Në lidhje me etikën kemi të bëjmë me shumë disiplina ku secila prej tyre trajton një aspekt të veçantë të saj. Këto disiplina përbëhen nga:
1. Shkenca e etikës
2. Etika deskriptive
3. Didaktika dhe edukimi
4. Filozofia e shkencës së etikës
5. Etika filozofike
Shkenca e etikës trajton cilësitë dhe veprat e mira dhe të këqija si dhe rrjedhojat dhe rezultatet e tyre.cilat janë cilësitë etike? Çfarë rrjedhojash dhe të mirash kanë?Cilat cilësi duhet përvetësuar?Dhe cilës prej tyre duhet t’i ikim?Thënë shkurt njohja e veprave dhe cilësive të denja dhe të pa ndjenja, rrjedhojat e tyre si dhe mënyra e realizimit të cilësive dhe veprave të mira si dhe largimin prej veprave dhe cilësive të këqija përbën shkencën e etikës.